Korornavirusi ka përhapur një frikë të madhe në shumë vende të botë. Rastet në Itali janë shtuar së tepërmi, duke përalizuar edhe jetën normale, sidomos në zonën veriore të saj. Përjashtim nuk mund të bënte as futbolli, ku ndeshjet e Serie A u shtynë për një datë të mëvonshme, po ashtu edhe gjysmë-finalja për Kupën e Italisë mes Juventusit dhe Milanit.
Ndërkohë një fat të tillë do e ketë edhe takimi i vlefshëm për Champions League javën e ardhshme, ku Valencia do të presë Atalantën. Klubi italian vjen nga një zonë e infektuar me koronavirus dhe për këtë arsye UEFA ka marrë vendimin që në Spanjë të luhet me dyer të mbyllura.
Një vendim ky që me shumë mundësi nuk pëlqehet nga Valencia, ndërsa i shkon për shtat kundërshtarëve të tyre të Atalantës. Bergamaskët fituan ndeshjen e parë me shifrat 4-1, ndërsa vendimi për stadium të boshatisur ia bën punën më të lehtë. Kështu vendasit do e kënë më të vështirë përmbyesjen e takimit të parë, teksa mbështetja e “lojtarit të 12” do u mungojë./Spot Ekspres/