Shqipërisë iu rikthyen makthet e vjetra në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, teksa pas fitores në Bjellorusi, morën një disfatë në “Air Albania“ nga Lituania. Kjo humbje la pas një zhgënjim të madh në Shqipëri, pasi loja e kuqezinjve çaloi mjaft. E në grupin e të zhgënjyerve bën pjesë edhe ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata.
Në një lidhje direkte me emisionin “Sport Neës Plus“ në “Neës 24“, ish-futbollisti shkodran ka kritikuar kuqezinjtë, të cilët i konsideron favoritë në grup dhe nuk duhet të marri rezultate të tilla si ndaj Lituanisë. Ndërkohë fajtorin e gjen te trajneri Reja, që sipas tij duhet të jetë më i saktë në fjalët që flet.
“Nuk duhet të ndodhte. Jemi kombëtarja më e fortë e grupit, jemi favoritët kryesorë në letër. Po të shohësh ambiciet e kombëtares sonë dhe rezultatet e viteve të fundit. Skuadrat e tjera vijnë nga ish- Bashkimi Sovjetik. Nuk kanë histori të madhe. Kombëtarja jonë ka pasur stabilitet të mirë në krahasim me to.
Po ta shohësh ndeshjen në Bjellorusi, ishte 3 pikësh që duhej, por edhe aty ishim një kombëtare që u fitua ndeshja, nuk paraqiti vlerat, për të menduar që nesër mund të përballej me kundërshtarë më të fortë.
Me Lituaninë ishte ndeshja e dobët. S’funksionoi në asnjë repart, përveç 2-3 lojtarëve. Një kombëtare pa shpirt gare, agresivitet, s’kishte luftë për topin e parë. Dështoi. Dëshimi mendoj që vjen ose nga mos angazhimi ose ngaqë nuk e ka.
Fajin kryesor e ka trajneri i ekipit kombëtar që duhet të jetë i saktë në ato që thotë, dhe s’mund të nga kënaqë fitorja në Bjellorusi dhe barazimi me Lituaninë. Pra jemi kombëtare që synojmë. Jemi kombëtare që mund të japim më shumë”, ka deklaruar Rudi Vata./Halit Delibashi-Sport Ekspres/