Dy dekada më parë Del Piero ishte në majën e botës, i adhuruar nga tifozët, i dashuruar me Sonia Amoruzon, me të cilën u njoh 19 vite më parë, rastësisht, kur ajo punonte shitëse në një dyqan këpucësh dhe Alesandro po shëtiste nëpër Torino, duke kërkuar këpucë.
Ishte çifti perfekt, me dy persona që nuk ishin pjesë e televizionit, thashethemeve, faqeve të para të revistave skandalistike.
Tani, pas 19 vitesh së bashku dhe tre fëmijësh, duket se dashuria ka marrë fund. Kështu raporton revista italiane Chi, që jep detaje nga jeta e ish-yllit të Juventusit dhe Italisë.
Vitet e fundit marrëdhëniet jane ftohur ndjeshëm dhe nuk ka pasur vlerë as transferimi familjar në Amerikë. Edhe kur kthehen, Del Piero dhe Sonia nuk qëndrojnë bashkë në Itali.