Edhe ata 5 tifozë që vijnë shajnë, Kukësi gjobit trajnerin Duro për deklaratën

Klubi i Kukësit nuk e ka pritur mirë deklaratën e trajnerit të tyre Shpëtim Duro. Ky i fundit u shpreh pas përfundimit të ndeshjes së fundit kundër Skënderbeut se: “Kukësi është një skuadër heroike që luan pa tifozë dhe jo në shtëpinë e saj, por sërish jemi në objektiva dhe e mbyllim në vendin e parë.  E përsëris që këta çuna janë heronjë dhe luajnë pa mbështetje. Madje edhe ata 5 tifozë që vijnë merren dhe shajnë lojtarët. Ambienti është i ftohtë”.

Këto fjalë i kanë kushtuar shumë trajnerit, që ka marrë një gjobë nga skuadra e Kukësit. Sipas “Euronews” klubi ka vendosurta dënojë me 50% të pagës për muajin nëntor Duron, pasi ka shkelur kontratën dhe rregulloren e klubit, duke u përplasur me tifozët dhe duke dhënë deklarata kundër tyre./Sport Ekspres/