Shqipëria u përballë ndaj Italisë në miqësoren e yjeve, ndërsa rezultati u mbyll në shifrat 1-1 pas 30 minutash loje. Italianët arritën të kalonin në finale vetëm falë pikës së bardhë të penalltive, atje ku ka gabuar Klodian Duro.
Ndërkohë “Sport Ekspres” konfirmon edhe një moment të veçantë nga takimi i sotëm. Altin Lalës i është ofruar shiriti i kapitenit, ndërsa ky i fundit e ka dërguar te Besnik Hasi. Me modestinë që e karakterizon Hasi ka sygjeruar që kapiten të ishte Lala, ndërsa pas gjithë kësaj, ishte trajneri i Al Raedit që po udhëhiqte kuqezinjtë tanë deri në fund. /Sport Ekspres/