Atalanta ka qenë surpriza e italisë këto dy vitet e fundit. Sezonin e shkaur si asnjëherë më parë siguruan edhe kualifikimin historik në grupet e Champions League, duke u renditur të 3-tët dhe duke lënë pas edhe Interin. Një sezon pozitiv është duke zhvilluar edhe këtë herë me synimin për të përsëritur arritjet e një viti më parë. Ekipi i udhëhequr nga Gasperini ka ditur gjithmonë të dhurojë një lojë tërheqëse, ku bie në sy edhe numri i madh i golave të shënuar prej tyre.
Plot 70 gola të shënuar këtë sezon nga klubi bergamesk në të gjitha kompeticionet. Por përpos këtij rekordi, e veçanta qendron diku tjetër. Asnjë prej 70 golave të shënuar nuk mban emrin e një italiani, kjo edhe për faktin se Atalanta ka në organikën e vetë vetëm portierët me kombësinë Italinë, si dhe mbrojtësin Caldara të afruar në janar. Janë lojtarë nga 12 kombësi të ndryshme, përfshirë edhe atë shqiptare me Gjimshitin, që kanë tundur rrjetën kundërshtare, por sërish asnjë italian nuk bën pjesë në këtë listë. Madje për këtë arsye “transfermarkt” e ka pagëzuar ekipin edhje me emrin “ndërkombëtarja”./Sport Ekspres/