E turpshme/ Shqiponjës i ndalojnë fluturimin, “tre gishtat” kundër Realit të Madridit nga lojtari serb janë “kristal”

Nga Klaudio Ndreca

Në vitet e fundit i është dhënë gjithmonë e më tepër jehonë idesë se Shqipëria ka nisur që të rikthehet dhe të bashkohet për t’u afruar sadopak me atë natyralen sa i përket territoreve të saj. Një ide kjo që lë vend për diskutime, por nëse flasim për trajtesën e bërë nga ana e Europës karshi nesh, jemi sërish shumë vende pas.

“Shqiponja” është simboli i ndaluar për futbollistët shqiptarë që luajnë në Europë, pavarësisht pastërtisë së saj dhe një domethënie që nuk lidhet aspak me dhunën, terrorin apo mesazheve të tjera që bien ndesh me rregullat. Por kur festohet me fluturimin pas një goli të shënuar, lojtarët shqiptarë janë gati që të paguajnë gjobat e vendosura nga ana e klubeve. Për të mos harruar këtu edhe rastin e Zvicrës, atje ku ekziston një “ligj i veçantë” që askush prej futbollistëve nuk duhet të festojnë në atë mënyrë, megjithëse në këtë rast bëhet fjalë për një tjetër diskutim.

Ndërkohë në ndeshjen mes Valencias dhe Realit të Madridit që u ndoq nga një numër i madh tifozësh në Europë, lojtari i Valencias dhe njëkohësisht talenti serb Uros Racic nuk ngurroi që të festonte me tre gishtat. I pyetur nga mediat serbe mbi këtë mënyrë festimi, Racic është shprehur: “Tre gishtat ishin simbol për të treguar penalltitë e fituara, por edhe për Serbin me diasporën, përshëndetje për ta”. Pavarësisht se bëhet fjalë për një simbol që rikthen terrorin dhe kohët e luftës në Ballkan me marrëzirat serbe, e gjitha kjo është një “kristal” përpara “shqiponjës së ndaluar”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *