Futbollisti me eksperiencë i Paris Saint-Germain, Sergio Ramos, ka tronditur publikun me sjelljen e tij të turpshme pas humbjes nga Bayern në Champions League.
PSG u mposht në shtëpi nga Bayern Munchen me shifrat 0-1. Pas një loje të dëshpëruar, Ramos ishte shumë nervoz, ndaj vendosi të shfryjë inatin ndaj një fotoreporteri që i ndodhi pranë.
Në turmën e njerëzve kur lojtarët e PSG shkuan te tifozët, një fotoreporter aksidentalisht e shtyu pak Ramosin dhe futbollisti i inatosur i tha të shikonte ku po ecte. Në atë moment një tjetër fotoreporter është përplasur me futbollistin, i cili ka shpërthyer menjëherë dhe e ka larguar egërsisht. /Sport Ekspres/
— EuroFoot (@eurofootcom) February 15, 2023