E trishtë/ Ndërron jetë miku i Besnik Prengës nga tërmeti: Si të më kenë hequr shpirtin…

Besnik Prenga erdhi në Shqipëri për të vëzhguar disa lojtarë të Superiores dhe për t’i ndihmuar që të kishin një shans te Lokomotiva e Zagrebit. Por në atë që duhej të ishte udhëtimi i punës, u shndërrua në të tmerrit.

Pak orë para se Prenga të largohej nga Shqipëria me një përfaqësues të Lokomotivës së Zagrebit, në orën 4 të mesnatës, i gjithë vendi ynë është tronditur. Në një prononcim për “Sport News” në Kroaci, është rrëfyer i gjithë tmerri i përjetuar.

“Ne nuk dinim se çfarë të bënim! Dhomat tona ishin në katin e tretë, gjithçka po dridhej tmerrësisht, ndërtesa po luhatej me zhurmë të madhe, kishte një zhurmë të madhe rreth nesh. Dhe kaluan rreth një minutë, por ajo minutë na dukej si pambarim për ne. Horror! Pasi u tronditëm, pas tij pati disa tërmete të vogla. Kur u qetësua, vendosëm të dilnim jashtë. Ne vrapuam nga hoteli dhe u ndalëm para ndërtesës, duke mos u futur më brenda.

Kishte shumë gra dhe fëmijë duke bërtitur, burra që përpiqeshin t’i qetësonin, por frika dhe paniku ishte më i fortë se çdo gjë. Disa ishin të veshur, disa gjysmë të zhveshur. Me pizhame dhe rrobat e tyre të natës, njerëzit linin shtëpitë e tyre. Rrugët e qytetit ishin plot me njerëz si mesditë, jo si katër e mëngjesit. Uh, ndjenjë e tmerrshme! Një njeri që ndihet kaq i pafuqishëm, është e vështirë të përshkruash ato momente paniku dhe frike. Zoti na ruajt askush mos ta ndiejë këtë tmerr, ishte e frikshme”, tha Prenga.

Pastaj Prenga ka mësuar se një miku i tij i ngushtë kishte ndërruar jetë në Durrës. Ai e telefononte vazhdimisht nga Tirana, por sekretaria po i përgjigjej, derisa merr vesh lajmin e trishtë. “Jam mërzitur shumë, si të më kenë hequr shpirtin. Miku im, gruaja e tij dhe dy fëmijët janë vrarë”. Ditën e mërkurë Prenga do të rikthehet në Shqipëri për të marrë pjesë në varrimin e mikut të tij. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online