Barcelona ka nisur zyrtarisht javën e kaluar përgatitjet për sezonin e ri, në të cilin pritet shumë. Klubi katalanas ka një sezon mjaft të vështirë pas vetes dhe është e qartë se tani priten rezultate shumë më të mira. Dalëngadalë po vijnë përforcimet në klub, por problemin e krijojnë lojtarët që nuk duan të largohen nga Barcelona.
Është e qartë se jo të gjithë mund të jenë në klubin katalanas dhe se dikush do të duhet të largohet, ndërsa trajneri Xavi Hernandez ka bërë tashmë një listë të lojtarëve që nuk do të llogarisë në sezonin e ri. Shumica prej tyre janë pajtuar me këtë fakt dhe janë gati të largohen, por problemi më i madh është sulmuesi danez Martin Braithëaite. Danezi refuzon të largohet nga Barcelona dhe tha se dëshiron të qëndrojë në këtë klub deri në fund të kontratës
Për shkak të një dëmtimi të rëndë, Braithëaite humbi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar, por kur u rikuperua, Xavi nuk i dha fare mundësi për të luajtur. Edhe atëherë ishte e qartë se Braithëaite ishte një tepricë në sulmin e klubit katalanas dhe kjo do të ndihet veçanërisht kur të vijë Robert Leëandoëski. Ndërkohë për të kuptuar sesa Xavi po e humb durimin e ka treguar më së miri videoja që Barça ka postuar në Tëitter këtë mëngjes.
Para stërvitjes, Xavi hyri në dhomën e zhveshjes dhe i tha lamtumirë secilit lojtar, por të gjithë e panë që përshëndetja me Braithëaite ishte ndryshe. Dhe danezi është i vetëdijshëm për gjithçka që po ndodh, por megjithatë me kokëfortësi refuzon të largohet. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Xavi making the rounds pic.twitter.com/zfk29JR4yd
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 12, 2022