Shqipëria është mbi të gjitha dhe kjo është parë edhe në derbin me më shumë rivalitet në vendin tonë, ku Tirana është ndezur ndaj Partizanit. Pavarësisht “luftës sportive” në distancë, nuk kanë munguar duartrokitjet nga të dyja krahët në rastet e veçanta.
Njëra prej tyre ishte edhe kur në krahun e bardhebluve është hapur banderola për bashkimin e shqiptarëve në momentet e vështira që kaluam pas tërmetit që shkaktoi edhe shumë viktima. “Tërbimi i tokës gjakun na e zgjoi, lot për iku mes nesh më s’qendroi. Po dhimbja e fortë na dha pakëz liri, sërish e tregoi Kosovën-Shqipni”. Menjëherë pas kësaj, ka pasur duartrokitje edhe nga tifozët e Partizanit. /Sport Ekspres/