Enis Cokaj ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”. I ndodhur në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit, mesfushori shqiptar ka komentuar edhe mbi mënyrën sesi shihet Europiani në këtë shtet ku qëndron aktualisht.
“Kampionati europian është gjithmonë kënaqësi e veçantë. Tani presim që të luaj Kroacia dhe shpresojmë për një fitore. Këtu në Kroaci shohim makinat me flamuj që mbështesin Kroacinë rrugës. Modric? Është edhe pak i vjetër, është edhe mosha vetë. Edhe ne shqiptarëve jemi ftuar në një lokal për të ndjekur ndeshjen sot”, tha Cokaj.
I pyetur mbi të ardhmen e tij, mesfushori ka zbuluar padashur edhe largimin që pritet këtë verë: “Po pres që të largohem këtë verë”. E teksa kërkohej diçka më tepër, Cokaj është shprehur: “Shpresojmë se mund të kemi ndonjë lëvizje, por është menaxheri ai që e di. Besoj se do të jetë ndonjë vend këtu afër”, tha Cokaj. Mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit e ka treguar edhe me fanellën e Kombëtares se është gati për një hap më të madh në karrierën e tij. /Sport Ekspres/