Vangjo Zguro ka reaguar ashpër sa i përket komenteve të ardhura për eliminimin e ekipeve shqiptare nga Europa. Sipas Zguros, problemi kryesor janë analistët dhe servilët.
“E them me bindje se në futbollin shqiptar ka shumë talente, e them me bindje se është shumë herë ligë më e fortë se e Maqedonisë, Kosovës, Malit te Zi, Bosnjës, Bullgarisë, Estonisë, Luksemburgut. Por problemi tek futbolli jonë është tek njerëzit, tek servilët, tek ata që fusin hundët, tek njerëzit e padrejtë, dhe përderisa këta njerëz te jenë, ne kurrë s’do ngrihemi lart, dhe pse kemi futboll më të fortë se këto vende që thash pak më lart.
Jo se këto vende s’kanë nga këta njerëz por në këto vende nuk i dëgjon kush këta njerëz. Mundohuni ti largoni servilët nga futbolli, mundohuni t’i zhdukni disa njerëz që kanë nga 100 vjet nëpër poste, nëpër ekipe, nëpër studio sepse këta janë e keqja e futbollit shqiptar. Me shumë respekt”, shkruan Zguro. /Sport Ekspres/