Tedi Cara arriti të shënonte golin e dytë të Partizanit në përballjen me Tiranën. Pas një gabimi mes Behiratces dhe Bekajt, sulmuesi i të kuqëve u gjend me portën e boshatisur. Më pas ai zgjodhi që ta shtynte topin në rrjetë me thembër.
Për këtë arsye, kritika ka ardhur edhe nga Andi Lila që po e komentonte ndeshjen në Oversport. “Ishte e tepruar, duhej të kishte zgjedhur tjetër mënyrë për të shënuar, jo me thembër, duhej të tregonte respekt për Tiranën”, tha Lila. /Sport Ekspres/