E sulmuan Gjokën me thikë te Vllaznia, kërkohet dënimi shembullor me 14 vite burgim për agresorët

Një ngjarje e rëndë për futbollin shqiptar do të ishte ajo kur Ernest Gjoka drejtonte Vllazninë, teksa në një stërvitje rutinë me ekipin, është përballur me dy agresorë. Teksa po bisedonte me Gilman Likën, një person me kapele iu afrua për ta goditur me grusht. Pas reagimit vetëmbrojtës të Gjokës, agresori ka nxjerrë edhe thikën për të tentuar që të godasë trajnerin, por fatmirësisht pa mundur që ta përmbush qëllimin e tij.

Ndërkohë dy të akuzuarit e kësaj vepre ishin Nehat Foljeta dhe Sehar Xhenje. Dënimi është dhënë me 2.6 vite burg për sulmin e bërë me thikë kundrejt trajnerit. Ndërsa sa i përket prokurorisë së Shkodrës, është kërkuar dënimi me 14 vite burgim për Nehat Foljetën dhe 12 vite burg për Sehar Xhenjen. Ky vendim është apeluar nga prokuroria e Shkodrës në gjykatë dhe pritet që në vijim të merret më shqyrtim edhe kjo kërkesë për të zgjatur vitet e dënimit me burgim. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online