E sulmon pitbulli duke ecur në rrugë, trishtimi për Igli Taren dhe përleshja fatale për qenin

Një ngjarje vërtet e trishtë ka ardhur për drejtorin sportiv të Lacios, Igli Taren. Ky i fundit kishte dalë për shëtitje së bashku me dy qentë e tij në një zinxhir. Por papritur do të sulmohej nga një pitbull që i shpëtoi kontrollit të personit zotërues.

Nga kjo përleshje ka ngordhur një prej qenve të Igli Tares, ndërsa tjetri është plasogur. Padyshim që kjo ngjarje e ka trishtuar së tepërmi drejtorin sportiv, ndërsa po kërkonte pak frymëmarrje në mëngjesin e së mërkurës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *