E shpallin lojtarin e ndeshjes! Gazetari e pyet trajnerin e Southampton nëse habitet me Armando Brojën, ja përgjigja

Trajneri i Hasenhutl ka komentuar fitoren dramatike që ka marrë Southampton ndaj Ëest Ham me shifrat 2-3. Armando Broja ka zhvilluar 80 minuta mbreslënëse duke qenë lojtari që ka marrë më shumë faull te Southampton, që ka bërë më tepër driblime dhe që shpiku penalltinë te goli i dytë.

Pasi mori topin nga gjysmëfusha me aksion individual, Broja arriti që të fitonte penalltinë. Për “Hampshire” ishte pikërisht sulmuesi si lojtari i ndeshjes me notën 8.5. Ndërkohë gazetari e ka pyetur trajnerin Hasenhutl nëse habitet me performancën e sulmuesit:

“Jo, nuk jam i habitur. I di cilësitë e tij, është i shpejtë dhe është kër.cënim me topin. Po bëhet gjithmonë em ë mirë, jam i lumtur që mori penalltinë, mund të kishte shënuar aty. Tani na pret një ndeshje zjarr ndaj Totenhemit, nuk ka shumë kohë për përgatitje. Do të ikim me autobuz dhe aty do të nisi studimi për rivalin tjetër”, tha Hasenhutl. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *