Nëse Gjermania të kap në një ditë të vështirë, nuk ka asnjë mëshirë për ty! Këtë e ka vërtetuar historia, shpeshherë ekipet apo Kombëtaret zgjedhin që të bëjnë pak Fair Play me kundërshtarin kur shifrat janë të thella, për të mos i rënduar më shumë gjendjen.
Por gjermanët nuk e kanë këtë mentalitet, ata kërkojnë të shkatërrojnë. Dje e bën shumë mirë me Bosnje Hercegovinën, fitorja ishte e thellë, 7-0. Nagelsman, e tregoi menjëherë pas ndeshjes me një deklaratë se pse është trajneri i Gjermanisë. “Ishte një ndeshje shumë e bukur për t’u parë. E kontrolluam ndeshjen shumë mirë, ishim me topin shumë mirë dhe kishim kundërsulme shumë të mira. Në fund, merituam tre pikët, kemi bërë edhe agresionin që duhej deri në fund. Duhej të kishim shënuar më shumë gola, por edhe 7 gola ndaj Bosnjes janë mirë, më bëjnë të kënaqur. Nuk është e lehtë të mbash lart frymën e ekipit për t’i motivuar kur rezultati është 5-0”, tha Naglesman. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/