Si Ibrahimoviç ashtu edhe Balotelli janë dy peronazhe nga bota e futbollit që gjithnjë dinë sit ë tërheqin vëmendjen. Të dy kanë një karakter unik, edhe pse kur flitet për ta bëhet për motive të ndryshme. Ibra gjithnjë është treguar profesionist dhe rezultatet në fushën e lojës flasin qartë për këtë fakt, ndërsa e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Balotelin. Ky i fundit nuk e ka pasur stërvitjen pjesën e tij të preferuar dhe sjellja e tij e pamatur e ka bërë shpesh shënjestër kritikash.
Të dy kanë qenë pjesë e Interit dikur, periudhë në të cilën vetë “Super Mario” tregon se ka qenë i fiksuar me sulmuesin suedez. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet, teksa Ibrahimoviç duket se ia ka prerë disi vetëbesimin me fjalët e tij, duke i thënë se ishte “skarco”. Megjithatë kjo nuk e ka ndalur Balotelin të ta shohë sulmuesin e Milanit si një “Zot”, ashtu siç edhe ai vetë pretendon ta quajë veten në futboll.
“Kur stërvita për herë të parë me Interin isha 16 vjeç. Unë u fiksova tek ai (Ibrahimoviç), gjithashtu sepse u ktheva dhe kisha Adrianon, Cruz, mendova se ishte një shaka. Unë fiksova me të. Ai më tha: “ti mendon se po luan këtu? Ata ju bëjnë që të stërviteni sot, pastaj ju largojnë”. Më thoshte gjithmonë se unë kam qenë skarco, por nga ana tjetër ishte Ibra që i tha Mino Raiola se ishte një më i fortë se ai. Gjithmonë më thoshte lëre futbollin. Ndërkohë unë gjithnjë e shikoja si një Zot, ai ishte mbresëlënës”, ka thënë Mario Baloteli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/