“E shfrytëzova këtë ndeshje si stërvitje të mirë”! Humbja 1-4 nga Tirana, trajneri i Kastriotit: Më shumë më mërziti dëmtimi i Kodrës se rezultati

Tirana arriti që të fitonte thellë ndaj Kastriotit me shifrat 1-4 në transfertën e sotme. Bardheblutë duken thuajse të sigurt në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë pasi ndeshja e radhës nuk pritet të ketë histori kualifikimi për të diskutuar. Golat në këtë takim kanë qenë pas tjetrit dhe kjo e ka bërë jo pak të veçantë. Teksa pjesa e parë u mbyll 0-0, vetëm 10 sekonda pas nisjes të së dytës, ishte Patrik që kaloi në avantazh Tiranën. Por nuk u mbyll këtu, pasi Patrik realizoi sërish në minutën e 47 për të gjetur dopietën në të vetëm dy minuta.

Santiago Selmani do të ngushtonte shifrat me penallti në të 57, por në aksionin e radhës të Tiranës, Berisha shënoi edhe golin e 3 në të 58. Për t’i dhënë fund historisë mendoi portieri i Kastriotit me një gabim të pafalshëm nga ku Nikqi me portën e boshatisur gjeti edhe golin e katërt. Nuk ishte kjo panorama e ofruar në ndeshjen tjetër të Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Laçit. Asnjë prej këtyre ekipeve nuk arritën që të shënonin duke lënë gjithçka të hapur për takimin e radhës së fazës çerekfinale. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për Oversport:

Cela: “E shfrytëzova këtë ndeshje si një stërvitje të mirë. Nuk është Kupa objektivi ynë, nuk kam shumë lojtarë efektiv dhe po provoja diçka të re. Më shumë më ka mërzitur dëmtimi i Kodrës se rezultati. Nuk mu kthye asnjë makth dhe nuk ndikoi në anën emocionale timen kjo ndeshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *