E rrallë/ Ndihma te goli Cikalleshit i erdhi nga tifozët, i treguan me shigjeta se ku ishte rrjeta e Selmant

Një protestë tërësisht e rrallë ishte ajo e tifozëve të Akhisasporit. Kjo skuadër kishte 6 ndeshjet e fundit që nuk shënonte, duke gabuar gjithmonë në metrat e fundit. Gjetja e tyre rezultoi brilante, pasi Akhisaspor realizoi dy gola ndaj Menemesporit, megjithëse u barazua më pas në 2-2.

Në këtë përballje arriti të realizonte edhe Sokol Cikalleshi, që e futi bukur topin me këmbëve të Domgjonit dhe kaloi Gentian Selmanin. Mesa duket shigjetat e tifozëve e kanë orientuar më tepër me portën kundërshtare sulmuesin shqiptar, që po vuante një presion të madh në Turqi. Akhisaspori ka humbur shumë terren me vendin që të dërgon menjëherë në elitën e futbollit turk, duke qenë 7 pikë larg, po aq sa Menemespori. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *