Cadiz kërkoi pezullimin e La Liga. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi andaluzian me një deklaratë zyrtare të firmosur nga presidenti Vizcaino. Cadiz ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) duke kërkuar anulimin e ndeshjes së javës së 17-të të luajtur kundër Elçes e cila përfundoi me rezultat 1-1.
Ky klub kërkon që ndeshja të ri luhet pjesërisht, duke qenë se gjyqtarët nuk e kanë kryer detyrën më së miri pasi e kanë quajtur të vlefshëm golin e Ezequiel Ponce nga një pozicion i parregullt.
Më parë, FS e Spanjës dhe Gjykata e Apelit hodhën poshtë ankesën e Cadiz. Tani klubi i është drejtuar CAS-it dhe kërkon pezullimin e përkohshëm të kampionatit deri në zgjidhjen e çështjes. Cadiz është vetëm dy pikë larg zonës së rënies dhe ata besojnë se këto pikë mund të ndikojnë në fund.
“Ne kemi kërkuar marrjen e masave paraprake që konsistojnë në një pezullim të përkohshëm të kompeticionit në La Liga për të adresuar sjelljen fatkeqe dhe të pakujdesshme të ekipit të arbitrave, veçanërisht gjyqtarëve në sallën VAR që kanë dëmtuar rëndë Cadizin”, thuhet në deklaratë. ndër të tjera. /Sport Ekspres/
Cadiz were left fuming at VAR following the decision to allow Elche’s equaliser in last night’s 1-1 draw in La Liga.
Replays showed that Ezequiel Ponce, who scored Elche’s goal, was offside in the build-up.pic.twitter.com/5AwPZSgbtG
— Football España (@footballespana_) January 17, 2023