Nga Klaudio Ndreca
Deri më tani kemi parë raste në Shqipëri apo edhe Kosovë te disa skuadra që në rastin më të veçantë mund të kishin tre mbiemra të njëjtë në organikë. E sigurisht si një rast i veçuar është përfaqësuesja e dardanëve në kohën e trajnerit Albert Bunjaku, ku në atë periudhë te Kosova kishte shumë futbollistë me këtë mbiemër.
Por Besa nga Shipanica është vërtetë një rast i rrallë. Tek kjo skuadër janë 29 lojtarë të përfshirë në listë me të njëjtin mbiemër, Dërmaku. Shumë i dëgjuar tingëllon për shqiptarët pasi kemi Kastriotin që luan me Kombëtaren tonë.
Kjo lidhje vazhdon edhe më tej pasi ekipi në fjalë ndodhet në vendin ku ka lindur edhe gjyshi i Kastriot Dërmakut. Atje nuk banon asnjë fis tjetër dhe kjo është vërtet e veçantë. Në listën e mëposhtme të nxjerrë nga “Korrekti Sport” shihen 27 lojtarë me mbiemrin Dërmaku, pa harruar edhe dy lojtarët Rexhepi që e kanë ndërruar mbiemrin e tyre për shkak të disa problemeve, por i përkasin sërish të njëjtit fis. /Sport Ekspres/