Champions League ka ngritur siparin mbrëmjen e sotme për sezonin 2021/2022. Por kompeticioni më i lakmuar për klube nis me çudira të mëdha. Sevilla-Leipzig ka prodhuar vetëm ruletë ruse në pjesën e parë të lojës. Plot 4 penallti janë akorduar nga gjyqtari i këtij dueli, por që në fund në rrjetë kanë përfunduar vetëm dy prej tyre.
Leipzig ka pasur shansin të godasë tre herë nga 11 metrat. Fillimisht Adeyemi gabon në minutën e 13 duke e goditur topin jashtë kuadratit të portës. Gabimin e tij e shlyen më pas Susic në minutën e 21 duke tundurr rrjetën nga penalltia, por po nga i njëjti pozicion dështon disa minuta më vonë.
Ndërkohë pikërisht nga pika e bardhë e 11 metrave ka gjetur barazimin Sevilla. Një minutë përpara se të përfundonte pjesa e parë Rakitic fiton duelin me portierin kundërshtar dhe e dërgon skuadrën në dhomën e zhveshjes në baraspeshë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Classe do Susic ????https://t.co/PUSuaqk3ld
— GoncaloDias17 (@goncalo_diass17) September 14, 2021