E rëndë/ Humb jetën djali i legjendës Michael Ballack, përplasja me biçikletën nga pushimet i kushtoi shtrenjtë

Michael Ballack po kalon momentin më të vështirë në jetën e tij. Legjenda e futbollit ka humbur djalin 18-vjeçar, Emilio Ballack. Teksa gjendeshin me pushime në Portugali, Emilio është gjendur i pajetë afër banesës.

Ky është raportimi i ardhur nga mediat portugeze, ndërsa ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit. Arsyeja e kësaj tragjedie për familjen Ballack ishte përplasja me biçikletë e Emilios, megjithëse nuk është zbuluar më tepër rreth asaj që i mori jetën 18-vjeçarit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *