E refuzoi Kosova dhe Greqia, Irani ia vë fajin… Donald Trampit!

Futboll dhe politikë, shpesh kaq larg, shpesh kaq të kryqëzuar mes tyre. Në të mirë, por edhe në të keq. E mëson Irani, skuadra klasike që lufton për t’i dhuruar një buzëqeshje njerëzve më shumë se sa për të kërkuar rezultatin. Do të përpiqet që ta bëjë edhe në Rusi, në të pestin botëror të historisë. Është i dyti radhazi, pas atij brazilian që u mbyll në grupe, pas dy humbjesh dhe një barazimi. Nigeria, Argjentina dhe Bosnja ishin rivalët; këtë herë, Maroku, Spanja dhe Portugalia. Pra, kualifikimi duket i pamundur, por thjesht fakti që janë është një fitore.

Sigurisht, nuk do të mbërrijë me shumë minuta në këmbë. Po, sepse askush nuk dëshiron të luajë ndaj Iranit, edhe kur bëhet fjalë për miqësore. Duhet ta bënte Kosova, por u tërhoq sepse kushti i Iranit ishte “luajmë në Stamboll pa tifozë!”. i njëjti diskutim ndaj Greqisë, të cilës iu kërkuan dëmet. Duhej të luhej në Stamboll edhe kjo, por tensioni mes Greqisë dhe Turqisë ndërlikoi gjithçka. Morali? Një ndeshje ndaj Turkmenistanit dhe një ndaj Turqisë B. Jo teste për të përgatitur Botërorin.

“Na kritikojnë shumë, por ata që e bëjnë duhet ta dinë se askush nuk dëshiron të luajë ndaj nesh. Irani ka probleme”. Ai që e thotë është Karlos Keiroz, që ka stërvitur Realin e Figos, Zidanit, Ronaldos dhe Bekamit. Një që ka qenë zëvendës i Fergusonit dhe që ka udhëhequr Portugalinë. CV jo fort e keqe, pra. Nga 2011 në ditët e sotme, e ka çuar dy herë në Botëror. Problemet të cilave ai i referohet janë të 8 majit, kur presidenti i SHBA-së, Donald Trupm lajmëroi se vedi i tij duhet të tërhiqej nga akordi bërthamor me Iranin për të rivendosur sanksionet ndaj kombit persian.
Shumë pikëpyetje, në këtë pikë. Fizike, sidomos. Një ndeshje për të testuar formën, ajo ndaj Lituanisë, në Moskë, më 8. Më pas, Botërori…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *