Të huajt bëjnë “vezën e artë” dhe ne që shohim ende me admirim, një sëmundje e vjetër kjo, këdo që vjen nga jashtë në territorin shqiptar. Këtë herë duhet të ketë me të drejtë shtim të madh të vigjilencës pasi Shqipëria do të luajë përballë Anglisë në “Air Albania”.
Por më shumë sesa kundërshtari jemi vetë ne që nënvlerësojmë më tepër veten. Nëse në mediat tona kuqezinjtë paraqiten si inferiorë dhe modest karshi “tre luanëve”, situata nuk paraqitet në të njëjtën panoramë në mediat e huaja.
Prestigjozja “AS” e hap këtë përballje me titullin: “Testi i parë i së vërtetës për Anglinë”. Pas fitores me rezultatin 5-0 kundër San Marinos, ndeshja kundër Shqipërisë në transfertë dhe ajo ndaj Polonisë do të shërbejnë si testi kryesor për Kombëtaren e Southgate për të parë gjendjen e tyre të vërtetë. /Sport Ekspres/