Kosova ka marrë një rezultat zhgënjyes mbrëmjen e sotme, pasi ka barazuar me rezultatin 1-1 me Andorrë në “Fadil Vokrri“. Alain Giresse ka folur për mikrofonin e emisionit “Dardanët“ në “Supersport“, ku ka shpjeguar arsyet e këtij rezultati befasues. Francezi është pyetur edhe nëse po mendon largimin pas një rezultati të tillë, por është përgatitur negativisht. Giresse ka besim se ekziston ende mundësia për t’u kualifikuar në Euro 2024.
“Mendoj se nuk e gjetëm zgjidhjen. Na mungoi diçka për konkretizimin e rasteve. Edhe arbitri nuk mori vendimet e duhura. Ka shumë gjëra që kjo ndeshje përfundoi 1-1. A po e mendoj dorëheqjen? Është shumë herët të flitet. Ende ka lojë, ende ka pikë. Nuk mund ta quaj këtë punë të humbur. Mundësia e kualifikimit ekziston gjithmonë. Qëllimi im është të vazhdoj punën time këtu. Nuk më intereson mua se çfarë ju kënaq juve. Mua më intereson të vazhdoj të punoj dhe të vazhdoj përpara“, ka deklaruar Alain Giresse./Halit Delibashi-Sport Ekspres/