E provoi dhe Anglia ishte “sport i rëndë”! Mediat turke zbulojnë prapaskenën, lojtari shqiptar i Beshiktash refuzoi ekipin që pritet të ngjitet në Premier League

Milot Rashica kishte një mundësi të mirë për t’u rikthyer në Angli. Futbollisti shqiptar është kërkuar nga Leeds në merkaton e dimrit. Kështu raportojnë mediat turke, teksa anglezët ishin gati të ofronin deri në 5 milionë euro për Rashicën.

Megjithatë drejtuesve të Beshiktash nuk i pëlqente një largim i tillë, për atë shifër. Nga ana tjetër, ishte edhe vetë Rashica që i ka kërkuar drejtuesve që ta refuzonin ofertën, pasi dëshironte të qëndronte te Beshiktash. Leeds mban vendin e 2 në Championship dhe është shumë afër ngjitjes në Premier League. Por Rashica e ka provuar edhe më herët elitën e futbollit anglez, duke mos i dalë dot për shumë kohë të gjatë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *