E prezanton edhe klubi, Muçi thotë fjalët e para si lojtar i Legias: Një sfidë e vështirë, e ndjej se jam gati

Tashmë gjithçka është zyrtare. Ernest Muçi vesh fanellën e Legias së Varshavës deri në verën e vitit 2025. Talenti shqiptar është prezantuar nga vetë klubi në faqen e zyrtare. Sulmuesi 19-vjeçar ka folur fjalët e tij të para si lojtar i skuadrës polake. Muçi shprehet se kjo është një mundësi e shkëlqyer për të dhe pavarësisht vështirësive që e presin në këtë sfidë, ka bindjen se është gati për këtë hap në karrierën e tij.

“Legia është një klub i madh dhe një mundësi e shkëlqyer për mua. Duhet ta tregoj veten mirë këtu dhe të jem versioni më i mirë i vetvetes. Legia ka një bazë të shkëlqyer stërvitore, unë gjithashtu pashë stadiumin, pashë lojtarët që përfaqësojnë një nivel të lartë. Ende dua të piqem dhe të shijoj lojën. Po përballem me një mundësi të re dhe megjithëse është një sfidë e vështirë, ndjej se jam gati për të”, ka thënë Ernest Muçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *