E premtja vendimtare, në Korçë luhet gjysmë titulli

Ndonëse është ende herët dhe këtë fundjavë do të nisë pjesa e dytë e sezonit, në Superiore praktikisht një ndeshje mund të ndajë fatet e titullit, sepse të premten Skënderbeu do të presë në Korçë Flamurtarin.

Sfidë delikate, me korçarët që janë 8 pikë përpara dhe me një fitore prekin titullin, por në rastin më të keq edhe një barazim u vlen shumë. Ndërkaq, Flamurtari e ka të qartë se për të ëndërruar gjëra të mëdha nuk duhet të mundet. Ia doli mbanë mirë në Kukës, tashmë është misioni tjetër me rëndësi jetike.

Në ndeshjet e së shtunës, Partizani do të presë Laçin, me shansin për ta parakaluar, ndërsa në Lushnjë luhet një finale, me Vllazninë që kërkon të ndalë krizën dhe Lushnjën që kërkon të rifutet në garë për mbijetesë.

SUPERIORE / JAVA 19

E premte

Skënderbeu – Flamurtari (ora 18:00)

E shtunë

Kukësi – Kamza (ora 14:00)

Lushnja – Vllaznia (ora 14:00)

Partizani – Laçi (ora 17:00)

Teuta – Luftëtari (ora 17:00)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *