“E pohoj me gojën plot, ka pasur dy raste për penallti“, Xhaferi kritikon arbitrimin për humbjen me Tiranën: Nuk e kuptoj, Jorgji as nuk denjoi ta shihte në VAR

Alban Xhaferi ishte pjesë e emisionit “Ora Sport“ në “Ora News“ nëpërmjet një lidhjeje direkte nga Shkodra. Presidenti i Vllaznisë ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij për nivelin e arbitrimit në klasiken e futbollit shqiptar kundër Tiranës. Xhaferi ka kritikuar Enea Jorgjin, i cili sipas tij i mohoi dy penallti në përballjen e kundër bardhebluve.

“Vazhdimisht, kur luhet me Tiranën ose Partizanin, prodhohet një futboll i bukur. Kjo është për t’u duartrokitur. Pavarësisht se terreni ishte i vështirë, mendoj se u prodhua një futboll i bukur. Sot kemi bërë një analizë të gjatë, sidomos te pjesa e VAR-it. Unë pohoj me gojën plot se atje ka pasur problem të arbitrimit. Ka pasur dy raste për penallti, kur arbitri as që denjoi të shkonte t’i shikonte. Ato penallti mund të ndryshonin ndeshjen. Kemi pasur një arbitrim subjektiv. Kemi VAR-in, por VAR-i nuk po vihet në punë. Nuk e kuptoj se si një arbitër si Jorgji, një arbitër ndërkombëtar, nuk denjon as të shohë nëse e kishte saktë apo gabim. Dukej që kishte ardhur me një qëllim në ndeshje.

Nuk dua të justifikoj performancën e ekipit. Megjithëse ndeshjen me Tiranën e vendosin episodet. Nuk jemi të kënaqur me këtë performancë, në kontekstin e pikëve. Llogaritë bëhen me pikë dhe me pikë jemi mangët. Nuk jemi të kënaqur dhe duhet të punojmë më mirë për ta rregulluar këtë situatë. I kemi të gjitha mundësitë të rekuperojmë dhe të arrijmë atje ku i kemi objektivat“, ka deklaruar Alban Xhaferi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *