E plotë/ Nga licencimet e klubeve te fjalët e kafeneve, Shulku: Kupën “Nënë Tereza” e inicioi Duka

Teksa jemi duke lënë pas vitin futbollistik 2019, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, po bën një panoramë të punës së bërë deri tani, ndërsa është i ftuar në “Pressing” që transmetohet në “ABC Neës”. Mes të tjerash, theksohet se nuk ka asnjë dyshim mbi trukimet e ndeshjeve sa i përket sezonit 2018-2019, ndërsa sa i përket arbitrave, kur gabojnë marrin pezullimet.

“Nuk ka shumë diferenca në futbollin shqiptar. Me aq sa kemi dëgjuar, Flamurtari dhe Luftëtari do të kenë përforcime në janar. Pavarësisht problemeve që ka pasur, edhe Flamurtari do të dali nga ajo situatë me 2-3 përforcime në janar. FSHF ka bashkëpunim korrekt edhe me prokurorinë, sa i përket dyshimeve për trukime ndeshjesh. Ju e thatë edhe vetë që kjo ka ardhur në ulje.

Këtë vit ka pasur pothuajse 0. Pra nuk kemi asnjë indicie për një dyshim sa i përket trukimit të ndeshjes. Por disa vite më parë kanë ardhur zyrtar të UEFA-s që së bashku me ne, kemi takuar edhe Prokurorinë. Që nga ajo kohë, çdo dyshim përfundon atje. Ky është mekanizmi, por këtë herë nuk kemi pasur raste të tilla. Sa i përket arbitrave, ka ardhur në përmirësim puna e tyre. Vetëm në javën e 14 ka pasur disa gabime në Superiore dhe Kategorinë e Parë, ku FSHF ka krijuar komisione të veçanta që gjykojnë punën e tyre dhe që marrin vendimet për pezullime.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka qenë inciatori kryesor për Kupën “Nënë Tereza”. U punua shumë dhe është bërë një projekt madhor. Sllogani do të jetë “Gjuha jonë është futbolli”. Kemi kontaktuar ekspertë nga FFK që e kanë pëlqyer projektin dhe kanë rënë dakort. Kam kontaktuar sekretaren e FIFA-s dhe sekretari e UEFA-s që ta miratojnë projektin. Pastaj do të kërkojmë ndihmë në financime edhe nga dy qeveritë, pasi do të zhvillohen 202 ndeshje vetëm për kalimin nga grupet.

Premio do të ketë për çdo skuadër që kalon turin. Sa i përket pjesës së licencimeve, tani gjërat kanë ndryshuar. Nëse klubet nuk i shleyjnë detyrimet te tatimet e shtetit, atëherë nuk kanë letër për t’u futur në kampionatin shqiptar dhe Europë. Ndërsa për fjalët e kafeneve që ekipet ndihmohen nga FSHF për të fituar kampionat, më thoni një gjë. A nuk e meritoi Partizani vjet kampionati? Po kthehemi para një viti, ishte Kukësi, Skënderbeu në garë dhe Partizani po aty. Kushdo që do ta fitonte, e kishte të merituar. Kur ka garë, ka edhe kontestimeve. Por këto janë fjalë kafenesh sepse FSHF nuk ka ndihmuar dhe nuk ka rrëzuar asnjë ekip”, ka thënë Shulku. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online