E pazakonta/ Beshiktashi “peshkon” në Kosovë, lojtarin që rri vetëm te stoli i Llapit

Ekipi i njohur turk i Beshiktashit ka vënë në shënjestër lojtarin që është pjesë e skuadrës së Llapit. Bëhet fjalë për futbollistin Emir Umit, i cili është afruar në radhët e klubit që luan në IPKO Superliga në verën që lamë pas.

Sipas raportimeve që vijnë nga mediat turke, vëzhguesit e Beshiktash kanë dhënë në një farë mënyre dritën jeshile për mbrojtësin e Llapit, i cili është vetëm 19 vjeç dhe shihet si një investim me dobi për të ardhmen.

Por ajo që duket e çuditshme në gjithë këtë histori është fakti se Emir Umit ende nuk ka shkelur në fushë me fanellën e Llapit, duke mos pasur asnjë minutë në këmbët e tij me këtë skuadër. Një gjë e tillë patjetër që sjell habi, pasi nuk dihet se si një klub si Beshiktashi mund të kërkojë një lojtar që nuk gjen hapësirë as në një kampionat si ai i Kosovës. Gjithsesi koha do të tregojë nëse këto sirena që vijnë nga Turqia janë të vërteta apo gjithçka është thjesht një alarm i rremë./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online