Tirana ka qenë një temë diskutimi në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“. Edmond Ruço bie dakort me deklaratën e Shehit pas ndeshjes së fundit, ndërsa më tej tregon se harmoninë që gjendet në kampin bardheblu. Trajneri shqiptar ka treguar një episod të cilin e ka dëshmuar gjatë seancës stërvitore të Tiranës, ku lojtarët refuzonin të shkonin në dhomën e zhveshjes pasi ndiheshin mirë duke u stërvitur me njëri-tjetrin.
“Jam dakort me deklaratën e Shehit, duke parë gjendjen që po kalon vetë skuadra, harmonia që kanë duke filluar që nga profesori e deri të futbollistët. Jo më larg se javën që shkoi i pashë në stërvitje, sepse kisha obligimet e mia me të vegjëlit atje. Në momentin që i ka rënë bilbilit profesori, çunat nuk donin të mbyllnin stërvitjen. Rrinin prapë njëri me tjetrin aty në fushë. E kam parë vetë këtë. Ajo harmonia, duke luajtur, duke bërë shaka me njëri-tjetrin, nuk pranonin të futeshin në dhomën e zhveshjes”, ka treguar Edmond Ruço./Halit Delibashi-Sport Ekspres/