E papritur/ Nga titullar në tribunë, Armando Broja nuk gjendet as në stol përballë Kristal Palasit

Armando Broja nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit në përballjen e sotme kundër Kristal Palasit. Sulmuesi shqiptar arriti që për disa ndeshje të fitonte vendin e titullarit, por tashmë situata ka marrë një rrjedhë tjetër. Pasi e nisi sfidën e kaluar nga stoli, këtë herë nuk është përfshirë as në pankinën e rezervave.

Bërlei ka publikuar formacionin zyrtar për përballjen e radhës, por emri i Brojës mungonte në listë. Sulmuesi kuqezi ka përfunduar në tribunë, duke shkaktuar befasi në opinionin publik. Ende nuk është bërë e ditur nëse kemi të bëjmë me një lëndim fizik, apo një zgjedhje teknike nga ana e trajnerit./Sport Ekspres/

Image