Turpi nuk ka fund dhe politika ka hyrë më shumë se kurrë më parë, me të dy këmbët në zgjedhjet e reja të FSHF. Pavarësisht paralajmërimeve të UEFA-s dhe FIFA-s për largimin e politikës nga ky proces, në fakt përfaqësuesit e saj nuk kanë ndërmend të tërhiqen.
“Ora News” zbulon se Sotiraq Filo, bashkë me kryetarët e Bashkive Maliq dhe Pogradec, ka organizuar takimin me anëtarët e Shoqatës Rajonale Korçë për t’I pyetur për votën. Këto takime janë bërë në prani të ministrit Niko Peleshi, si për ta shtuar edhe më tepër turpin.
Anëtarët e Shoqatave të Futbollit në Korçë po i bëhet sulm i vazhdueshëm që të braktisnin procesin e votimit. Kjo në fakt shpjegon më së miri edhe ankesën e madhe të Veliajt dhe Prodanit, nga votime në Tiranë. Këta të fundit kërkonin me ngulm listën e votuesëve, që “të punonin pak me ta”, në stilin e Korçës. /Sport Ekspres/