E pabesueshme/ “Të pres jashtë”! Antonio Conte fton për sherr lojtarin e Seviljës, e talli keq për penalltinë e kërkuar

Interi e humbi finalen e “Europa League” në përballjen ndaj Seviljës në shifrat 2-3, por Antonio Conte e kishte humbur qetësinë që pa nisur mirë ky takim. Në minutën e 16 ka pasur edhe një rast tërësisht të pazakontë, ku trajneri i Interit ka ftuar për sherr lojtarin e Seviljës, Banegën.

Zikaltërit me në krye Conten protestuan shumë për një tjetër penallti të pretenduar në favor të tyre, që nuk u dha nga kryesori i takimit. Banega shkoi te Konte dhe i tha se duhej ta qepte gojën, ndërsa si për ta tallur më keq ka prekur kokën duke e ngacmuar me gjeste për flokët. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga Konte, me teknikun e zikaltërve që përgjigjet shkurtimisht duke e kërcënuar: “Të pres jashtë stadiumit”. Menjëherë arbitri do ta ndëshkonte me kartonin e verdhë duke mos e lejuar këtë sjellje të dënueshme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *