E pabesueshme! Sulmuesi i Serbisë preku arbitrin, pritet dënimi që do të trondisë botën e futbollit në Angli

Manchester United mundi Fulhamin 3:1 në Old Trafford të dielën dhe kaloi në gjysmëfinale të FA Cup, por kjo ndeshje kishte në plan të parë Mitrovic, i cili mori karton të kuq direkt pas një përballjeje me arbitrin.

Gjithçka nisi kur gjyqtari Chris Kavanagh shikoi pamjet e VAR-it pasi Willian shpëtoi me dorë portën e Fulhamit dhe arbitri me të drejtë tregoi pikën e bardhë dhe i dha kartonin e kuq brazilianit.

Kjo e zemëroi Mitrovicin, i cili qartazi nuk ishte dakord me një vendim të tillë.  Sulmuesi i Serbisë e preku edhe fizikisht arbitrin.

Mediat angleze prej dy ditësh po spekulojnë se çfarë dënimi do të marrë Mitrovic. Ai pritet të shërbejë si shembull se asnjë nga lojtarët nuk duhet të sulmojë fizikisht gjyqtarin dhe se një sjellje e tillë nuk do të tolerohet.

Sulmuesi i Fulham shumë shpejt do të mësojë dënimin që do të trondisë vërtet botën e futbollit.

Telegraf, media e njohur britanike ka bërë të ditur se për Mitrovic po kërkohet dënimi me 10 ndeshje, por dyshohet se mund të ketë dënim deri në katër muaj pezullim nga fusha e blertë. Nëse ky rregull dënimi do të futej në Shqipëri, disa ekipe nuk do të plotësonin dot 11 lojtarë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online