E pabesueshme/ Memelli shtrihet në tokë dhe nuk i beson syve, Mensah fal golin e fitores ndaj Dinamos në sekondën e fundit

Dinamo-Skënderbeu 0-0

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Dinamos ishte një duel direkt mes dy trajnerëve Memelli dhe Shkëmbi. Ashtu si edhe pritej, ishte si një finale ku të dy ekipet do të bënin gjithçka për të mos humbur. Pjesa e parë u mbyll pa shumë mundësi të pastra, ndërsa e dyta nisi vrullshëm.

Në minutën e 55 do të ishte Siljanovski që dhuroi një perlën nga distanca. Pasi u festua për rreth 1 minutë për golin e avantazhit dhe po përgatitej zëvendësimi te Skënderbeu, arbitri akordon pozicionin jashtë loje me ndihmë të VAR. Pamjet i dhanë të drejtë pasi aksioni niste me Ibrahimin që ndodhej në pozicionin jashtë loje.

Gjatë minutave të fundit korçarët kanë kërkuar edhe një penallti që nuk është menduar në të njëjtën mënyrë nga kryesori i takimit. Por pika kulmore ishin sekondat e fundit. Dinamo ishte hedhur e gjitha në sulm, madje edhe Sofranac shkoi për të marrë detyrën e sulmuesit. Kaq mjaftoi dhe Nikaj do ta kishte më të lehtë kundërsulmin duke marrë “zvarrë” dy lojtarë të Dinamos dhe e nxori Mensah, të vetëm përballë Simonit.

Sulmuesi ka bërë të pamundurën për të humbur rastin dhe Simoni nga ana tjetër rikonfirmohet si heroi i Dinamos. Memelli shtrihet për tokë dhe nuk mund ta besojë sesi Mensah gaboi dhe nuk i dhuroi fitoren. /Sport Ekspres/


Dinamo: Simoni, Maliqi, Sofranak, Sidibe, Isaevski, Samake, Sijanovski, Bardhi, Ibraimi, Skuka, Çinedu

Skënderbeu: Rexhepi; Meksi, Vitija, Randi, Zguro, Vangjeli; Viktor, Moraesh, Mara; Berisha, Mensah;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *