Erling Haaland është një yll i madh i futbollit në mbarë botën dhe me paraqitjet e jashtëzakonshme në vitet e kaluara, ka fituar shumë zemra tifozësh. Këtë verë, sulmuesi 22-vjeçar norvegjez vendosi të vazhdojë karrierën në Manchester City. Ai mendoi se ishte koha e duhur për t’u larguar nga Borussia Dortmund dhe mori përsipër ‘nëntën’ e Citizens. Sigurisht, Haaland është gjithashtu shumë i njohur në Norvegji.
Tifozët e kombëtares i shijojnë paraqitjet e tij të shkëlqyera, por ka edhe plot nga ata që nuk e pëlqejnë shumë. Dëshmi për këtë është një foto nga ndeshja mes Brann dhe ish-skuadrës së Erling, Bryne. Tifozët e skuadrës vendase mbanin një pankartë drejtuar sulmuesit të njohur. “Hej, Haland luan vetëm për para. Ka vetëm një Haaland”, shkruan tifozët e Brann, duke aluduar për të riun Markus Haaland (17 vjec) i cili luan në kategoritë e të rinjve të klubit të tyre. /Sport Ekspres/