E pabesueshme/ Kosova i shënon 4 gola Spanjës dhe i fiton ndeshjen me përmbysje, para syve të sulmuesit të Chelsea

Kosova i ka dhënë dy kënaqësi të mëdha të gjithë tifozëve shqiptarë. E para në mbrëmjen e djeshme, në momentin kur treguan dinjitet të madh dhe lanë fushën e ndeshjes kur nisën koret kundër shqiptarëve. Dhe e dyta, sot me grupmoshat, U-19.

është e vërtetë që një fitore e arritur me grupmoshat nuk tërheq aq sa Kombëtarja A apo U-21, por këtë herë ishte një histori e pazakontë, kundër Spanjës. Nuk ndodh shpesh që të fitosh 4-3 ndaj Spanjës, nuk ndodh shpesh që të shënosh 3 gola në pjesën e parë kundër Spanjës dhe që në fund, të shënosh 4 gola. Te kundërshtari luante nga minuta e parë edhe sulmuesi i njohur i Chelsea, Guiu. Ky i fundit është pjesë e ekipit të parë të Chelsea dhe londinezët e konsiderojnë si një talent të madh.

Por Guiu duhej të dorëzohej para yjeve të Kosovës. Spanja e nisi shumë mirë ndeshjen duke realizuar dy gola për 26 minutat e para, edhe falë asistit të sulmuesit të Chelsea. Kur të gjithë prisnin një shkatërrim të Kosovës, ndodhi e kundërta. Në minutën e 28 Gerbovci shkurtoi diferencat, ndërsa në të 34 ishte Gashi që barazoi rezultatin. Në minutën e 41, Jimenez realizoi autogol, kështu Kosova e mbylli pjesën e parë në avantazhin 2-3. Një ndeshje e cila ishte e fituar për Kosovën që në 45 minutat e para, pasi 3 gola në portën e Spanjës janë shumë.

Por dardanët nuk janë kënaqur vetëm me kaq dhe kanë arritur më tepër. Menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë, Janneh ka barazuar rezultatin, në minutën e 47. E kur pritej mbyllja e këtij takimi, Gashijan ka realizuar golin e katërt për Kosovën. Kështu ndeshja përfundoi në shifrat 3-4 në favorin e Kosovës U-19, që u shoqërua me një festë të madhe pas ndeshjes. Kjo fitore ishte e papritur edhe për faktin se në ndeshjen e parë kundër Austrisë, Kosova humbi me shifrat 0-4. Por duket se te dardanët e vegjël motivohen më shumë kur përpara tyre janë kundërshtarë të nivelit të lartë si ai i Spanjës. /Sport Ekspres/