Maqedonia bën të pamundurën në transfertë ndaj Gjermani në përballjen e parë në histori mes tyre. Ballkanasit mposhtin 1-2 Gjermaninë dhe arrijnë vendin e dytë në grupin J. Golat u shënuan nga 37-vjeçari Pandev dhe Elmas, ndërsa Gundogan shënoi golin e vetëm për Gjermaninë. Kjo është një humbje mjaft turpëruese për Gjermaninë, duke ditur se diferenca mes ekipeve është shumë e madhe.
Në formacionin e Maqedonisë së Veriut ishin 3 titullarë shqiptarë dhe ky numër u bë në 4 kur në lojë u fut dhe Bejtullai. Ndërkohë protagonist në këtë fitore historike ishte edhe Enis Bardhi, i cili la gjurmën e tij me asistin e dhënë. Kjo tregon që shqiptarët e kanë ndihmuar shumë Maqedoninë e Veriut në këtë fitore historike./Elio Hajdari Sport Ekspres/
https://twitter.com/IFast24/status/1377344018158211074