Botërori i Katarit po afron dhe e gjithë vëmendja e botës do të përqëndrohet në këtë turne. Por për këdo që mendon se do të shfrenohet gjatë këtij kompeticioni, duhet t’i largojë këto mendime sa më shpejt të jetë e mundur, pa përfunduar në telashe të mëdha.
Nasser El Khater, kreu i komitetit organizativ të Katarit, ka bërë me dije se rregullat e vendosura nga shteti në fjalë nuk kanë ndërmend që të zbuten për një muaj kur do të mbahet turneu. Por për çfarë bëhet fjalë? Shfaqjet intime dhe afrimiteti i madh mes një burri dhe gruaje në publik është tërësisht i ndaluar. Pra nuk duhet të ketë asnjë marrëdhënie intime për sa kohë që në Katar nuk vijnë si të martuar.
Çdo marrëdhënie tjetër mes një burri dhe gruaje, për sa kohë nuk janë bashkëshortë, dënohet deri në shtatë vite burgim. Sigurisht që një dënim i tillë vjen edhe për homoseksualët nëse vendosin të puthen në publik. Festat me birra dhe organizimi i “party” është i ndaluar po ashtu me ligj. E për këdo që kërkon shfrenimin me konsumimin e lëndëve n.arkotike, atëherë duhet të bëjë llogaritë mirë se po flirton me burgimin e v.dekjes. /Sport Ekspres/