Dortmundi ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj PSG-së, atje ku heroi i vetëm ishte Erling Haland. Dopieta erdhi pikërisht nga këmbët e këtij sulmuesi të talentuar, që shfaqi edhe njëherë talentin e tij në “Champions League”, por këtë herë ndaj kampionëve të Francës dhe me fanellën e Dortmundit.
Përtej golave që ka shënuar dhe që tashmë është folur, një rast i veçantë ishte në pjesën e parë. Haland gjendej në mbrojtjen e Dortmundit pas një goditje këndi, duke spastruar zonën pas krosimit të ardhur. Pastaj si një rrufe është shfaqur në sulm, duke përshkruar 100 metra në thuajse 10 sekonda. Një shpejtësi e jashtëzakonshme kjo e këtij futbollisti, ndërsa më mirë sesa ai, ka bërë vetëm Usain Bolt. /Sport Ekspres/