“E njoh dhe është kampion”, presidenti i Tiranës prezanton trajnerin e ri: Është i duhuri

Presidenti Refik Halili ka prezantuar trajnerin e ri të Tiranës. Orges Shehi ishte ulur në krahun e tij për të nisur kështu aventurën e re me bardheblutë. Të gjithë ishin në pritje të këtij prezantimit pasi mbërritja e trajnerit durrsak te Tirana u mësua që në mbrëmjen e djeshme. Përpara medias, Halili është shprehur se ka bërë zgjedhjen e duhur.

“Mendoj se kam zgjedhur të duhurin, pas shumë bisedave të bëra. E njoh, është një kampion, me pak fjalë. Besoj se do të bëjë mirë edhe te ne si trajner.”

Kontrata: “Sa i takon kontratës, është e pafundme, nëse ka rezultate të mira. Nëse gjërat shkojnë mbarë, ai qëndron, nëse jo, vjen trajner tjetër. Nuk mund të ndryshojmë trajner se humb një, dy apo pesë. Shpresoj ta vazhdojmë një rrugë të gjatë me Shehin.”

Objektivi: “Besoj te skuadra, kemi 7 lojtarë kombëtaresh. Gjërat do t’i marrim një e nga një. Kemi punë shumë, me licencimin dhe infrastrukturën. Nuk kemi shumë fjalë të bukura për të thënë. Të do flasim në fushë dhe do ecim përpara. Kjo besoj se është e treta e vërteta, siç ndodhi vjet.”

Skuadra më e plotë: “Nuk kam thënë se trajnerët nuk kanë bërë punë të mirë. Dede është rast i rrallë. Nuk kam asnjë koment për të. Lojtarët janë aty. Përgjegjësinë e diskutojmë tani, që është grupi më i plotë. Torassa na ka munguar dy ndeshje, Batha ka dalë me të kuqe. Kanë marrë penalitete në drejtim të pagës, që u dhemb. Grupi është aty, edhe skuadra. Merkaton nuk e kemi bërë sipas qejfit. Grupi i lojtarëve është”, ka thënë Halili. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *