“E njëjta ndjesi si kur fitova titullin e parë me Elbasanin”, Ilir Daja i emocionuar me suksesin e arritur te Ballkani

Ilir Daja arriti që të fitonte titullin kampion që në sezonin e parë si trajner në Kosovë. Ballkani mbylli matematikisht garën e vendit të parë dhe pas barazimit të Gjilanit me Dritën, ka ka festuar trofeun nga shtëpia. Në një prononcim për “Gazeta Blic”, Ilir Daja e ka krahasuar këtë moment me kohën kur fitojë titullin te Elbasani.

“Kam të njëjtën ndjesi si kur fitova titullin tim të parë në Superiore me Elbasanin. Është ndjesi e veçantë sidomos për faktin që është titulli i parë për këtë qytet sportdashës dhe me njerëz shumë mikpritës. Për herë të parë do të perfaqesojmë Suharekën në Evropë, kjo na e shton krenarinë”, tha Daja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *