“E nisa nga Apolonia dhe tani jam në La Liga”! Keidi Bare tregon: Sylvinho dhe Zabaleta erdhën të më takonin në Barcelonë

Keidi Bare ka kaluar jo pak dëmtime që i kanë prishur llogaritë në shkëlqimin e tij në La Liga. Megjithatë mesfushori shqiptar duket se ka lënë mbrapa periudhën e vështirë dhe është gati që të jap kontributin e tij te Espanjoli në momentin më vendimtar të sezonit. Në një prononcim për “Supersport”, Bare u shpreh se ka takuar trajnerin e Shqipërisë, Silvinjon, i cili pret rikthimin në Kombëtare.

“Kthej kokën mbrapa dhe shoh sakrificat që kam bërë, pasi e kam nisur në Shqipëri me Apoloninë. Të luash në një nga ligat më të mira në botë është arritje e madhe dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Kam kontaktuar me Sylvinhon dhe Zaballettën, pasi të dy kanë ardhur këtu në Barcelonë, kemi folur shumë gjatë dhe mezi po pres të kthehem në Kombëtare”, tha Bare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *