Në dy ndeshjet e errëta të Shqipërisë, Ivan Balliu ishte i vetmi që shkëlqeu me lojën e tij. Duheshin kaq shumë kohë dhe vite që krahu i djathtë të ndryshonte pronar dhe të kalonte në nivelin më të lartë.
Pasi e tregoi edhe me Shqipërinë sesa i vlen lëkura, mediat spanjolle raportojnë interesimin e shtuar për Balliun. Mbrojtësi mund të lërë Vallecanon në merkaton e verës, teksa Betis, Espanjoll dhe Villareal po e kërkojnë që ta transferojnë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/