E mbyllur për Amir Rrahmanin/ Dikur në Superiore dhe kalon testet mjekësore me gjigantin e Serisë A

Një arritje e madhe në karrierën e Amir Rrahmanit, që aktualisht luan me Veronën në Seria A. Sipas asaj që raporton Migen Memelli për “Zona Gol”, nisur nga kontaktet me agjensinë e marketingut që zotëron futbollistin, janë kryer me sukses testet mjekësore në ekipin e ri.

Bëhet fjalë për skuadrën e njohur të Serisë A, Napolin. Gjithçka ka përfunduar në këtë drejtim dhe pritet vetëm zyrtarizimi i ekipeve për transferimin e kryer në vlerën e 15 milionë eurove. Gjithashtu është arritur marrëveshja që Rrahmani të luajë te Verona deri në fundin e sezonit, por menjëherë pas saj, do të kalojë tek ekipi që drejtohet nga Gatuzo. Një arritje e madhe kjo për Rrahmanin, që disa vite më parë ishte pjesë e Superiores dhe luante për Partizanin. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online